Këngëtarja e njohur, Demi Lovato në një intervistë për “CBS” ka treguar tmerrin që e kishte kur ishte duke vdekur nga mbidoza.
Ajo tha se ishte 5 minuta larg nga vdekja.
“Mu desh të vdisja që të zgjohesha”, tha Lovato duke thënë se që ai moment ka ndaluar përdorimin e drogës por ende është në gjendje të mjerueshme.
Lovatos ende nuk i lejohet të vozisë për shkak të atij rasti që gati ishte duke e mbytur atë.