Sipërmarrësja, Erlinda Ogreni, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar “Për’puthen +40”, takimin e saj 4-minutësh apo konkurrentët e tjerë.
40-vjeçarja tha se nuk ka rivalitet mes grave për momentin. Duke folur për takimin e saj 4-minutash, ajo tha se e zgjodhi më pas për një takim më të gjatë që ta thellonte njohjen.
Sipërmarrësja shtoi se asaj nuk ia mohon askush takimin me konkurrentët e tjerë, pasi ky është edhe qëllimi i programit.
“Por më vonë bëhen dallimet dhe preferencat”, tha nëna e një vajze. Ogreni tha se do ta ftonte në një takim Ndriçimin, i cili shprehur hapur pëlqimin ndaj saj.
“Kur erdhi në fillim u duk i ndrojtur. Edhe nëse nuk do e kishe treguar karakterin tënd, me kënaqësi do të të ftoja në një takim”, ju drejtua ajo Ndriçimit.
Më pas Erlinda u shpreh se nuk janë aq të rinj që të ndalen e të shohin aparencën, por shohin më shumë anën e karakterit. Ajo tha gjithashtu se nuk do e kishte të vështirë që të pranonte një refuzim, pasi i pret të gjitha”.