Lajmërohet Rasim Thaçi-Cima, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Mediale Vip

Lajmërohet Rasim Thaçi-Cima, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:27
Rasim Thaçi-Cima

Humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima, është lajmëruar për herë të parë, pas situatës kritike që kishte si pasojë e infektimit me koronavirus.

Cima, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gjendja e tij ende është e rëndë, por stabile.

Tutje, ai ka falenderuar të gjithë ata që po interesohen vazhdimisht për shëndetin e tij.

Shkrimi i plotë:

Po lajmërohem pas një jave të vështirë!

Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.

I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.

Me respekt Cima

P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat