Të ngrejë dorën kush e mban mend herën e fundit që ka qenë në një festë? Ne na kujtohet mjegullt meqë ka kaluar më shumë se një vit nga ditët kur bënim çfarë na donte qejfi.
E në përpjekje për t’u mësuar me këtë jetë dhe me mallin për të dalë si dikur, na del para një video e Venerës dhe Lindit që kanë marrë nga një gotë e kanë nisur të festojën për qejfin e tyre në shtëpi.
“Kujt i mungon muzika/hallakatja të shtunave mbrëma? Kujt i mungon kërcimi me një dorë lart?”, pyesin ata fansat.
Ndërkohë që ju mendoni përgjigjen, ne themi t’ia merrni njëherë këngës e kërcimit në këto kushte që jeni, se nuk i dihet si do shkojnë gjërat. Venera e Lindi edhe virtualisht dinë si t’i ngrejnë njerëzit nga krevati.