Sinjalet, shenjat, disa zakone e doke janë trashëguar brez pas brezi dhe disa njerëz besojnë në fat.
Jo të gjithë, por ka plot që kanë histori personale nga të cilat diçka kanë zbuluar në magjinë e energjive, si ky i Princeshës Elias, e cila zbuloi sot historinë e saj me nota magjike dhe shenja fati.
“Përpara 1 viti, kur prisja bebushen dhe ende nuk e dija, pasi u grimova te Ujvara Hajdari për një set fotosh tek mikesha ime Anjeza Dyrmishi , mbërrij në studio dhe e gjej Anjezën duke fotografuar një vajzë yll të bukur shtatzënë.
U takuam, e urova dhe vajza e bukur me tërhoqi pak hundën, siç është zakoni. Zoti do ketë buzëqeshur në atë moment…
Kjo vajza e bukur shtatzënë ishte Klea Huta”, shkruan Elia që prej disa muajsh është nëna e Geraldinës.