Rrjeti social Instagram u krijua më 6 tetor të vitit 2010, ndërsa pak vite më vonë nisi të përhapej në masë edhe në Shqipëri.
Me siguri ju “të vjetërit” e faqes e keni nisur aktivitetin tuaj në Instagram rreth 7 vite më parë, atëherë kur nisi gjithçka edhe për modelen Oriola Marashi.
Mirëpo, ju kujtohet si dukej Instgram-i dikur? Këtë na e ka treguar Oriola, duke na bërë të gjithëve nostalgjikë.
Ajo ka ndarë në InstaStory një foto të llogarisë së saj të vjetër shtatë vite më parë, teksa na rikujtoi se Instagram-i dukej shumë ndryshe nga sot.
Sigurisht edhe cilësia e fotove ishte tjetër gjë, por edhe pozat kanë ndryshuar kaq shumë ndër vite.
Po ju e mbani mend si dukej llogaria juaj dikur? Do të guxonit ta ndanit me ne sot?
