Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.
Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe të gjithë e identifikojnë me flokët e kuqe.
Mirëpo, pamja e re e aktores ka habitur fansat. Ajo është shfaqur me flokë lejla, me siguri për ndonjë rol, ndërsa ndjekësit nuk e kanë njohur!
Së fundmi, Meyrem Uzerli është bërë nënë për herë të dytë duke publikuar foto me bebushen e sapolindur.
“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkuar me ne”, shkruan aktorja.