Dizajnerja e aksesorëve elegantë, Elsa Peretti, ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në fshatin e saj në Sant Marti Vell të Katalonisë, të shtunën në mbrëmje.
Peretti ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare. Ajo ishte modele dhe ka prekur historinë e botës me revulucionin e saj që e bëri në fushën e modës duke krijuar bizhuteri elegante.
Vdekja e saj u konfirmuar nga Kurt Moosmann, që është pjesë e familjes Peretti që një pjesë ndodhet në Cyrih të Zvicrës. Ai nuk ka treguar se cila ka qenë arsyeja specifike për vdekjen e krijueses.
Peretti në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shkuar për herë të parë në vitin 1960 por ishte në profilin e modeles. Ajo një ditë kishte vendosur që të fillojë të dizajnojë pjesë të bizhuterive, këtë motiv e mori pasi kishte dalë për blerje në një treg që gjëra të dorës së dytë.
Ajo e krijoi një varëse që figurë pati një enë, kjo u shfaq në një sfiladë të modës dhe mori vëmendjen e të gjithëve. Pas kësaj shtëpia e njohur për bizhuteri Tiffany nënshkroi një kontratë me Perettin dhe kështu vazhdoi bashkëpunimi i tyre për vite me radhë, shkruan New York Times.