Këngëtari dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të dytë.
Sinan Hoxha njihet si një ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare.
Ai dhe bashkëshortja e tij Andrra janë bërë prindër për herë të dytë së fundmi ku sollën në jetë një djalë.
Andrra përmes një postimi në Instastory ku shihej djali i parë i çiftit duke mbajtur në krahë vëllaun e vogël bëri të ditur edhe emrin me të cilin emëruan vogëlushin.
Çifti kanë vendosur ta quajnë beben me emrin e veçantë Ayan.
