“Diego” mban titullin projekti më i ri që Capital T do publikojë.
Rep-artisti ka ditë që ka njoftuar për lansimin e këngës teksa sot e ka bërë publike edhe datën duke zbuluar se projekti është finalizuar.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, Capital T njoftoi se me 27 mars do lansojë këngën e re.
Tutje, me anë të videos ai tha se pas publikimit mund ta thërrisni policinë ose zjarrfikëset sepse do të digjet loja.
Ndryshe, ky është projekti i parë i artistit për vitin 2021.