Bota dhe Zëri kanë pranuar dhuratat e bëra me dorë nga gjyshja e tyre.
Elita Rudi disa ditë më parë solli në jetë vajzën e saj me reperin e njohur Gjiko, të cilën e quajtën Bota Gjikolli.
Elita nuk ka ngurruar dhe ka postuar imazhe të vajzës menjëherë pas mbërritjes në shtëpi, të cilën e pritën me tullumbace, ëmbëlsira dhe dhurata.
Sot moderatorja ndau pak kohë për të hyrë në Instagram derisa edhe postoi fotografi nga dhuratat që pranoi për Zërin dhe Botën nga gjyshja e tyre.
“E punuar nga duart e arta të nënës sime për Zërin, për Botën”, ka shkruar Elita në fotot ku duket fustani i kuq me lule, si dhe mbulesa me lule për Botën dhe ajo me figura kafshësh për Zërin.