Filloreta Raçi këngëtarja e njohur me emrin artistik Fifi, është ndër më të pëlqyerat e momentit.
Fifi një tekstshkurese dhe këngëtare me vokal të mrekullueshëm ka arritur që të fitojë zemrat e publikut shqiptar, dhe jo vetëm.
Ajo kohët e fundit ka hequr disa kilogramë, duke arritur të formojë një trup tërheqës, sidomos për gjininë e kundërt.
Talentja ka bërë një pytetësor në Instagram me “pyetje provokuese” dhe ka pranuar shumë të tilla nga ndjekësit e saj të shumtë.
Një nga pyetjet ishte se a ka pasur dallim mënyra si të shohin meshkujt tash pasi je dobësuar.
Përgjigja e saj ishte shumë e drejtpërdrejtë duke thënë se ka ndryshuar 100% dhe se shumë shokë të dikurshëm, tash i vardisen.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/22/auto_Screenshot-4-41616453729.png)