Këngëtarja e zhanrit ‘country’, Taylor Dee, thuhet se ka vdekur në moshën 33 vjeçare.
Një përfaqësues nga Departamenti i Policisë së Qytetit Euless konfirmoi për Fox News se ylli i “Greener Grass” vdiq të dielën pas një përplasje makine në Rrugën e Shtetit 183 afër Euless, Texas.
Policia tha se ata arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 22:05. për të gjetur Dee – i lindur Taylor Dawn Carroll – në ‘gjendje të rëndë’ jashtë automjetit.
Autoritetet besojnë se Dee po ngiste makinën dhe nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe se alkooli ‘mund të jetë një faktor kontribues’ në gjithë këtë.
Ata shtuan: “Hetimi aktualisht është duke vazhduar por nuk duket se do të ketë ndonjë akuzë penale në lidhje me përplasjen”.
Sipas të dhënave në internet nga Zyra e Provuesit Mjekësor të Tarrant County, ajo vdiq në orën 10:52 të mëngjesit në një spital.
Shkaku dhe mënyra e vdekjes do bëhen të njohura në vazhdim.