Këngëtarja është një nga fytyrat publike të estradës e cila ka një numër fansash.
Orhidea Latifi përveç llogarive të shumta në rrjete sociale të cilat janë në emër të saj, ajo së fundi ka marr edhe një dhuratë.
Në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar foto teksa shihen një trëndafil i kuq dhe një letër. Kida e ka publikuar edhe letrën në storien e saj derisa ka një dedikim enkas për të në gjuhën angleze.
Ndër të tjera aty shkruan se artisten shqiptare fansat e kanë idoll dhe i tregojnë se projektet e saj muzikore i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë.
23 vjeçarja ka shkruar në mishkrimin e imazheve në storie duke i falënderuar. “Unë jam personi më me fat në botë që i kam fansat më të mirë e lumtur që ju kam. Ju dua tepër shumë”, kanë qenë fjalët e Kidës.
Ndryshe, këngëtarja e projektit “Drunk” javë më parë kishte paralajmëruar se ka këngë të shumta gati që do i publikojë këtë verë.