Është bërë e ditur se humoristi i madh, Rasim Thaçi-Cima, është atakuar nga Covid 19-të.
Lajmin fillimisht e bëri të ditur e bija, Adelina Thaçi, e cila kërkonte gjak për të atin, kërkesë e cila u realizua në kohë rekorde.
Të gjithë po luten për shëndetin e humoristit legjendar, ndërkohë miku i tij i khershëm, gazetari e spikeri Sabit Ballabani përmes nje postimi ka një lutje shumë të ndjerë.
Kjo është lutja me përgjërim e Ballabanit për shokun e tij të mirë dhe humoristin e dashur nga të gjithë.