Learta Jakupi është një nga emrat më të përfolur nga mediat rozë.
Biondja e bukur, reja e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli është shumë aktive në rrjete dhe kështu pothuajse çdo publikim i saj arrin të bëhet lajm.
Ajo së fundi në Instagram ka publikuar një video ku shihet së bashku me kunatën e saj, nusen e vëllaut, Neca Tërnavën, duke kërcyer në një aheng.
“A po ju mungojnë nejat” ka shkuar Learta në mbishkrim, duke lënë kështu të nënkuptohet se edhe atyre po i mungon atmosfera festive e dasmave.
Kujtojmë se Learta para pak muajsh është bërë nënë për herë të dytë e një vajze dhe duket se po e shijon secilin moment me të voglën e saj, me të cilën shihet e pandarë.
