Rep-artisti po shihet të jetë aktiv këtë vit me projekte muzikore.
Dy javë më parë ka lansuar këngën e fundit në platforma sociale.
“Kampion”, mban titullin projekti i artisti derisa e ka publikuar me videoklip. Megjithatë, 2ton nuk ka të ndalur sapo ka zbuluar se ka gati edhe projektin e radhës.
Përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet dhe do të mund ta dëgjojmë të premten në YouTube.
Në profilin e tij në Instagram ka postuar një video nga klipi teksa shihet pranë një vajze e cila sigurisht se është pjesë e klipit.
“Friday”, ka shkruar 2ton në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, “Kampion” është pëlqyer nga fansat e këngëtarit duke arritur 2 milionë shikime në YouTube për vetëm dy javë.