Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, i ka kushtuar një status në llogarinë e saj në Twitter të birit për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen”, shkruante Melania krah postimit dhe publikut aq iu desh!
Besojeni ose jo, kishte nga ata që e kritikuan Melania-n për faktin që kishte zgjedhur tullumbace të zinj për ditëlindjen e 15-të të djalit të saj.
Ju mund të kishit gjetur një foto më të gëzuar”, shkroi një përdorues. “Gëzuar ditëlindjen Barron, por përdorimi i numrave të zi për një ditëlindje të 15-të më duket më i çuditshëm”, shkroi një tjetër.
Ndërkohë, nga Melania s’ka ardhur asnjë reagim tjetër.
Ish-zonja e parë dha fjalimin e saj të fundit në janar, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, fjalim i cili u bë viral në rrjet.