Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Por falë imazheve në instagram, ajo nuk e lë që publiku ta harrojë lehtë.
Këngëtarja e cila projektin e fundit e solli me xha Sabriun, ka rënë që nga fundviti në heshtje.
Nuk dihet nëse gjatë kësaj kohë a është duke përgatitur Mimoza ndonjë projekt të ri, mbetet të presim.
Së fundmi, këngëtarja bukuroshe e estradës ka sjellë një imazh ku u shfaqë veshur me një fustan me lula.
Thjesht po duket fantastike.
