Pandemia Covid-19 ka ndërprerë shumë aktivitete në gjithë botën madje edhe mundësinë për të vizituar vende të ndryshme.
Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani ka thënë se po i mungojnë udhëtimet në botë.
Ajo e ka publikuar një fotografi në kohën kur ka udhëtuar në Dubai derisa ka shkrepur edhe një fotografi nga atje.
“Më mungojnë aq shumë udhëtimet”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e postimit ndërsa mori komente të shuma nga ndjekësit të cilët i shkruanin se e ndjenin po të njëjtën mungesë.
Ndryshe, kohët e fundit ka filluar edhe vala e radhës e pandemisë Koronavirus pasi që rastet e shumta veçse po shtohen në gjithë globin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/24/auto_osmai1616625294.jpg)