Këngëtarja Nora Istrefi ka vite që është prezence në skenën muzikore.
Këngë pas kënge e hit pas hiti, e ka shoqëruar përgjatë gjithë karrierës së saj.
“Dy zemra” është projekti në bashkëpunim me Butrint Imeri që theu rekord të dëgjueshmërisë e pëlqimit.
Por Nora padyshim që nuk do ndalet me kaq. Ditë më parë ajo ka paralajmëruar projektin e saj të ri.
Ndërkohë, sot për këngëtaren është një ditë më ndryshe se tjerat.
Pikërisht sot, Nora feston ditëlindjen e saj të 35-të. Atëherë, urime për këngëtaren.