Këngëtari ka përgatitur projekti e ri.
Shkumbin Ismaili njoftoi fansat e tij përmes profilit Instagram se së shpejti do lansojë këngën për vitin 2021.
Në postimin e ndarë me ndjekësit ai shihet duke shkruar në një xham të dritares titullin e këngës e cila titullohet “Shko”.
“E Shtunë Ora 16.00”, ka shkruar Shkumbin Ismaili në mbishkrimin e postimit derisa mori komente të shumta pozitive nga fansat duke i shkruar se nuk zhgënjen asnjëherë dhe mezi e presin klipin.
Ndryshe, kjo është kënga e parë e artistit për vitin 2021 pas asaj “Mbaje fjalën” të cilën e ka publikuar 6 muaj më parë.