Partnerja e rep-artistit po qëndron aktive në rrjete sociale pas lindjes së fëmijës.
Së fundi, përmes rubrikës “Ask me a question” ka marrë pyetje të shumta nga ndjekësit derisa ka zgjedhur që të iu përgjigjej disa prej tyre.
Një ndjekës e ka pyetur se sa i ka ndihmuar gjatë lindjes prania e partnerit të saj, Ledri Vulës dhe i ka kërkuar t’i sugjeroi apo jo praninë e partnerëve gjatë lindjes së femrave.
Sara u përgjigj duke thënë se është e domosdoshme dhe i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.
“Mendoj 100% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’iu shoqëroi gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm te koka sepse aty kisha nevojë”, ka thënë Sara.