Aktori tetovar Luran Ahmeti ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e Luranit e ka bërë të ditur Muhamed Zekiri në rrjetet sociale.
Lurani ka qenë aktor në Teatrin Shqiptar në Shkup dhe ka luajtur në një sëre filmash e serialesh duke përfshirë edhe serialin “O sa mire” dhe serialin “Lugina e ujqërve”.
Sipas informatave, Ahmeti ka humbur betejën ndaj virusit Covid-19.