Këngëtarja këtë vit e ka nisur me punë duke lansuar projekte të shumta muzikore.
Anxhelina Hadërgjonaj ditë më parë ka paralajmëruar fansat e saj se do publikojë këngën e radhës.
Ndërsa sot ka postuar një promo të shkurt nga klipi duke shkruar në mbishkrimin e postimit se kënga nesër do lansohet në platforma sociale.
“Nesër”, ka shkruar këngëtarja në postim duke e shoqëruar me disa emotikona.
Ndryshe, artistja shqiptare si projekt të fundit ka “No Drama” realizuar një muaj më parë me videoklip..
Projekti i fundit i saj ka 1 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube.