Sherri i Sindit me Arjanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Djemtë e larguar e nxisin atë

Mediale Vip

Sherri i Sindit me Arjanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Djemtë e larguar e nxisin atë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:49
Sindi, Margaret Shllaku

Si çdo të premte në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutuan ngjarjet më të “nxehta” të ndodhura gjatë javës në reality show-n “Për’puthen”.

Një nga momentet që bëri bujë ishte debati i Sindit me konkurrentët dhe opinionistin, Arjan Konomi.

E ftuar në studio ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Margaret Shllaku, e cila tha se Sindi po mbështet dhe nxitet nga një partner, Loco ose Atdheu.

“Ky shpërthim i saj më ka befasuar. Një person që është kamufluar pas virgjërisë si e ndrojtur, me pak fjalë e komente. Tani është një person tjetër, qoftë edhe me videot që poston në rrjetet sociale. Është e dukshme që djemtë e larguar kanë lënë një ambasadore në studio. Unë prisja të ikte pas Locos, edhe nëse jo çift, të njiheshin jashtë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat