Modelja e njohur shqiptare ka shprehur ngushëllimet e saja me rastin e
Humoristi shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima sot është ndarë nga jeta.
Cima ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Shumë nga artistë shqiptar kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke shprehur ngushëllimet e tyre familjes Thaçi derisa edhe duke treguar se janë mjaft të pikëlluar për lajmin e marrë.
Së fundmi ishte modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ishte ajo që shprehu ngushëllimet e saja me postimin e bërë duke thënë se humori shqiptar ka humbur shumë sot me vdekjen e artistit të njohur.
“Një humbje e madhe e humorit shqiptar”, shkroi Emina.
“Jam rritur me humorin tënd. Faleminderit për të gjitha ato qeshje që i ke sjell tërë popullit shqiptar, pushofsh në paqe dhe ngushëllime familjes Thaçi”, përfundoi modelja.