Humoristi i njohur shqiptar ka ndërruar jetë sot.
Sot ka vdekur humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi i njohur me emrin skenik si Cima.
Vdekjen e Cimës e konfirmoi familja e tij, lajmi hidhur ky që erdhi si pasojë e infektimin me COVID-19.
Të shumtë ishin artistët të cilët shprehën ngushëllime familjes së humoristit përmes fotografive dhe postimeve të ndryshme.
Remzia përmes një postimi në Instagram i ka dedikuar disa fjalë prekëse humoristit duke i thënë se ai do të jetë gjithmonë i popullit.
“Do të na mungosh miku ynë! Gjithmonë do të jesh i popullit, pusho në paqe artist ! Rasim Thaçi-Cima”, shkroi këngëtarja.
