Ermali ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e humoristit.
Rasim Thaçi-Cima humoristi i njohur shqiptar sot është ndarë nga jeta.
Ai ishte 71 vjeçar dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Artistë shqiptar kanë reaguar duke shprehur ngushëllimet e tyre familjes Thaçi, kështu duke treguar se janë të pikëlluar për lajmin e hidhur.
Ermal Fejzullahu së fundmi ka shprehur ngushëllimet e tij duke thënë se veprat dhe emri i humoristit nuk do të vdesin kurrë.