Rasim Thaçi ka vdekur sot si pasojë e betejës me COVID-19.
Humoristi shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima sot është ndarë nga jeta.
Cima ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Sinan Vllasaliu përmes një postimi në Instagram është shprehur i pikëlluar për lajmin e vdekjes së humoristit shqiptar.
“Rasim shumë kemi qeshë bashkë, por sot më bëre me lot.. Pusho i qetë”, shkroi këngëtari i mirënjohur shqiptar.
