Covid 19 u tregua i pamëshirshëm edhe me humoristin Cimën.
Pas 11 ditës qëndrimi në spital sot mjeshtri i humorit Rasim Thaçi-Cima, u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare.
Ishin të shumta ngushëllimet e shprehura për artistin e madh të disa dekadave.
Qysh nga fëmijëria u rritëm brez pas brezi me humorin e tij të mrekullueshëm.
E ky njeri me zemër të madhe do ti mungojë shumë edhe këngëtarit Ilir Shaqirit, i cili shpesh në diasporë takohej me cimën në koncerte e manifestime të ndryshme.
E sot Iliri tha fjalët më të bukura për Cimën, komedianin e papërsëritshëm.