Këngëtarja shqiptare ende vazhdon të tregojë se është një nga personazhet me më ndikim në shoqëri.
Adelina Ismaili së fundi po realizon fotografi duke shfaqur figurën e saj të përsosur.
Fotosesioni i fundit i realizuar nga diva shqiptare ka kthyer figurën e Adelina Ismailit si jemi mësuar ta shohim vite më parë.
E rregulluar me makijazh dhe flokët e prera balluke, Adelina dukej në super-formë teksa e ka kombinuar paraqitjen me një bluzë me ngjyrë të zezë.
“Krijimtaria më e madhe vjen në orët më të errëta. Brohoritje për fillime të reja”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, Adelina Ismaili nuk ka bërë publike ende arsyen e realizimit të këtyre imazheve se çka bëhet fjalë sigurisht se do ta kuptojmë ditëve në vijim.