Moderatorja e njohur, Eni Vasili është në një pritje të ëmbël. Atë e shohim çdo javë në ekran, mirëpo askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur.
Ky lajm është bërë i ditur nga “Panorama Plus”.
Mesa duket dashuria disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.
Ajo ka rreth 25 vite në ekran, ku dhe është përballur me situata nga më të ndryshmet përsa kohë që ajo trajton tema delikate që kanë të bëjënë me politikën.
Kujtojmë se para disa kohësh debate mes saj dhe Klevis Balliut në studion e “Open” u në mjaft virale.