Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret shumë të dashura për publikun, e cila ka filluar karrierën e saj që në moshë të vogël.
Ishte pjanistja Nora Cashku që e dëgjoi për herë të parë në autobusin e unazës teksa po këndonte një këngë të Parashqevi Simakut, e cila u bë nxitësja që vitin që vijoi e ëma ta regjistronte në konkursin e shkollës së muzikës “Dëshmorët e Lirisë”. Jonida studioi aty për katër vjet violinë dhe më pas sukseset e saj nuk patën të ndalur.
Së fundmi, këngëtarja është kthyer pas në kohë duke kujtuar me nostalgji periudhën para 17 vitesh teksa këndonte këngën e saj të njohur “Nuk kam faj që robëroj”, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Jonida Maliqi festoi ditëlindjen e saj të 38-të.