Takimi i parë në PërPuthen +40 për ditën e sotme ka qenë ai mes Linditës dhe Ndriçimit. Ky i fundit është shprehur se takimi i kishte pëlqyer shumë dhe për këtë arsye ishte ndjerë si në shtëpinë e tij.
"Më dha atë rehatinë. U ndjeva si në shtëpi", tha Ndriçmi.
Po kështu edhe Lindita është shprehur e kënaqur nga takimi.
Takimi shkoi shumë mirë, iku shumë shpejt koha. Shumë i këndshëm", u shpreh Lindita.
Nisja e takimit ishte vërtetë interesante, pasi për të rritur performancën, Ndriçmi bëri disa pompa.
Takimi mes të dyve:
Ndriçimi: Kaq e mirë që je ti si të mos emocionohem
Lindita: Të kam pëlqyer por nuk je i vetmi.
Ndriçimi: S’na e kanë varë fare ato. U zunë për Samiun. E di se në fund fare mua do më zgjedhësh.
Ndriçimi: Gabimi ishte i imi. Jemi ndarë me konsensus jemi miq.
Lindita: Jam divorcuar para 12 vitesh