Cassie është zyrtarisht një nënë e dy fëmijëve. Këngëtarja dhe burri i saj, Alex Fine, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku. Cassie e ndau lajmin emocionues në Instagramin e saj të Shtunën, duke postuar fotot e para të realizuara si familje.
Cassie zbuloi se e quajtën vajzën e tyre Sunny Cinco, e cila erdhi në jetë me 22 Mars.
“Të hënën 22 Mars 2021 @ Cassie zemrat tona u bënë më të mëdha. Mirëseerdhe në botë vogëlushe. Të duam shumë Sunny Cinco Fine.”, shkroi ajo.
Partneri i saj shkroi gjithashtu: “Gjithmonë mendoja se qëllimi im ishte të frymëzoja të tjerët përmes mirëqenies, por unë isha gabim. Kjo është trashëgimia ime dhe ju jeni qëllimi im, do t’ju ndihmoj të shkëlqeni dhe dritat tuaja të bukura të prekin shumë njerëz.”