28 Mars 2021, sot mbushen plot 24 vjet nga vrasja makabër në Kanalin e Otrantos të 81 shqiptarëve të pafajshëm, në atë që konsiderohet “Skandali i Otrantos”.
Ndonëse kanë kaluar shumë vite që prej asaj dite të zezë për Shqipërinë, dhimbja ngelet e njëjtë po aq e freskët sa ate ditë dhe thirja për drejtësi vazhdon ende.
Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër personat të cilët çdo vit përkujton viktimat e tragjedisë së Otrantos.
Përmes një postimi Aurela shkruan se kjo plagë na shoqëron të gjithëve akoma.
“24 vjet nga kjo tragjedi. Fatkeqësisht, kjo plagë na ka shoqëruar e na shoqëron akoma !”- shkruan këngëtarja krah këngës së publikuar për nder të viktimave të asaj dite fatkeqe, 28 mars 1997.