Nëna e Ledri Vulës duket se e ka kaluar COVID-19 tashmë.
Është tashmë lajm i ditur se shumë emra të njohur të estradës janë prekur me virusin COVID-19.
Ndër ta sot mësuan se ishte edhe nëna e reperit të njohur e shumë të dashur për publikun Ledri Vula, Xheraldina Vula.
Ajo përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale ka treguar se tashmë e ka kaluar virusin vdekjeprurës teksa shfaqej me një maskë fytyre dhe me syze dielli.
“Fytyra pas COVID-19”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos së postuar.
Fatmirësisht duket se gjendja e shëndetësore e Xherit është e mirë, ndërsa ajo mund t’i kthehet sërish jetës normale tashmë.