I dashuri i Lady Gaga-s, Michael Polansky, ka menduar një dhuratë mjaft të bukur për 35 vjetorin e saj, një buqetë gjigante lulesh, të cilën ja ka dërguar në Romë.
Dhe duket se Gaga është aq e emocionuar saqë ajo ndau një foto në Insta (pranë luleve që janë më të mëdhaja se ajo), duke shkruar
"Kur i dashuri të dërgon të gjitha lulet në Romë për ditëlindjen. Të dua zemër ? Mezi pres të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë, kjo është gjithçka që më duhet."
Për kujtesë, ata u deklaruan si çift në prag të Vitit të Ri 2019, pasi një burim tha për E! se "Ata e kanë parë njëri-tjetrin që para pushimeve dhe ajo është çmendur pas tij."
Dhe ata e vërtetua shpejt, duke shkuar zyrtar në Instagram vetëm disa javë më vonë:
Miqtë e tyre dhe burime të tjera, kanë vërtetuar se ata janë një çift që shkojnë mjaft mirë me njëri tjetrin.