Britney po sjell një projekt të ri për fansat e saj.
Britney Spears tash e disa kohë nuk është aktive në muzikë për shkaqe të ndryshme.
Ajo ka befasuar fansat e saj kur së fundmi ka publikuar disa fotografi duke thënë se së shpejti do të sjell një projekt të ri pa theksuar detaje.
“Projekti ROZË do të zbulohet javën tjetër !!!! Foto e fundit është origjinali”, tha Britney në mbishkrimin e imazheve.
Fansat e këngëtares u shprehën tejet të lumtur për rikthimin e saj por gjithashtu seksioni i komenteve ishte i mbushur me pyetje të ndryshme për mirëqenien e saj.