Pak ditë më parë ka ndërruar jetë ikona e humorit shqiptar, artisti i madh Rasim Thaçi – Cima.
Shumë dedikime, shumë fjalë mirënjohjeje për të qeshurat dhe artin që i dhuroi skenës së humorit, kanë marrë këto ditë familjarët e Cimës.
Sot (e martë) në një intervistë ekskluzive ka folur vajza e tij, Adelina Thaçi, e cila me gjithë dhimbjen që është akoma shumë e freskët, ishte e gatshme për të thënë disa fjalë për babain e saj.
Ai ishte një njeri shumë human, i dashur nga të gjithë, la shumë kujtime të mira dhe ju la trashëgimi jo vetëm familjes, por gjithë Kosovës deh atyre që vlerësuan artin e tij.
“Lum unë çfarë babe kam pasë, ai më ka mësuar të jem mirënjohëse dhe humaniste” u shpreh Adelina shumë krenare për babain e ndjerë.
Gjithashtu ajo falenderoi të gjithë ata që i qëndruan afër këto ditë dhe u solidarizuan me familjen e tyre.