Dhurata së shpejti rikthehet me këngë të re.
Një emër shumë i suksesshëm i skenës muzikore shqiptare është edhe ai i këngëtares Dhurata Dora.
Artistja javë më parë shijoi pushimet në një vend përrallor për t’u mbushur energji për projektet e reja muzikore që pritet t’i lansojë së shpejti.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një imazh të shkrepur nga studio muzikore, ku po përgatit këngën e re, ndërsa zbuloi se po punon me Panda Music.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora është “Harrom”, baladë e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
