Këngëtarja ka parashtruar një pyetje në rrjete sociale.
Gresa Behluli si pasojë e rritjes së numrit të rasteve dhe grumbullimi i njerëzve me një kujdes jo të shtuar ndaj pandemisë ka bërë një reagim.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram, ajo ka shkruar se çdo ditë po shtohet numri i rasteve ndërsa lokalet dhe parqet janë të mbushura me njerëz.
“Çdo ditë nga 800 raste të infektuar me covid ndërkohë lokalet, parqet plot me njerëz thuajse kanë fillu jetë normale. A ka virus hala a jo me ditë me dal me maskë”, ka shkruar Gresa Behluli.
Ndryshe, këngëtarja siç shihet në fotografi është e pajisur me masa mbrojtëse nga koronavirusit duke mbajtur maskën.