Me një fustan që të kujton personazhin e saj nga filmi i Sofia Coppolas mbi Marie-Antoinette, aktorja e famshme Kirsten Dunst njoftoi se është sërish shtatzënë.
Fotot e realizuara për kopertinën e W Magazine mjaft bukur nga Zow Ghertner, ishin një reminishencë e motiveve floreale të mbretërorve francezë, dhe të kujtonin disi kostumet që ylli hollivudian veshi dhe vetë në atë film.
Kirsten zgjodhi po të njëjtën mënyrë për të njoftuar dhe shtatzëninë e parë, kur u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe veshje të markës amerikane Rodarte.
“Është koha për fëmijë dhe qejf. Unë s’kam qenë kurrë nga ato që thoja se më duhet një bebe në fakt. Por kjo vazhdoi deri në kohën kur lindi vajza të cilën kam pagëzuar. E dua shumë, por gjithsesi është një lloj dashurie e cila nuk shpjegohet derisa e përjeton vetë. Kjo është ajo ç’ka dua tani”, pati thënë atëherë 38 vjeçarja.