Sinani sot ka një datë të veçantë në kalendarin e tij.
Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush 58 vjet jetë.
Ai njihet për një numër të madh projektesh muzikore, të cilat i ka sjellë për fansat e tij ndër vite dhe vazhdon ende të jetë aktiv në këtë drejtim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/31/auto_168042603_2912077032401560_318204286688641273_n1617190588.jpg)
Me rastin e ditëlindjes, këngëtari mori shumë urime nga familjarët, miqtë, kolegët e fansat e tij të shumtë.
Një urim të veçantë, Sinani e mori nga Sabri Fejzullahu, i cili shkruan “Sinan zemra e jem urime. I festofsh edhe 100 ditelindje me shendet e me dashni me Teutan e zemres tane, me Donen nipe e mbese”.