Emisioni i sotëm ishte më ndryshe se herëve të kaluara.
Konkurrentja e programit, Antonela ka marrë nënën e saj në emision e cila zhvilloi një debat.
Ndër të tjera, ajo tha se Ledjana dhe Mevlani janë çift dhe do dalin si çift nga programi vetëm falë Antonelës deklaratë të cilën e kundërshtoi Ledjana.
Tutje, ajo shtoi se Ledjana është ajo e cila e kontrollon Mevlanin dhe jetën e tij madje edhe telefonin.
Ndryshe, pritet dalja nga emisioni si çift mes Mevlanit dhe Ledjanës pasi dyshja deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin në emision.