Këngëtarja ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale.
Linda Halimi me një fotografi që ka publikuar në Instagram tregoi se këtë vit do të jetë e pranishme në këtë edicion.
“Këtë të diel, 4 prill më ndiqni”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e postimit derisa i ka bërë tag edhe Këngës Magjike.
Ajo nuk ka prezantuar rolin e saj në edicion por aludohet se do marrë pjesë me një projekt muzikor pasi ajo njihet për vokalin e saj të fuqishëm.
Ndryshe, do presim të dielën dhe të shohim surprizën e këngëtares.