Konkurrentja e programit ka bërë një paralajmërim.
Përmes pyetjeve në storien e saj në Instagram të parashtruara nga ndjekësit ajo ka dhënë përgjigje në disa prej tyre.
Pasi po shihen tejet të afruar me njëri-tjetrin madje edhe të përkushtuar, Jasmina është pyetur cili është mendimi i saj për Andin.
Tutje, ndjekësja e ka pyetur se janë edhe të lidhur me njëri-tjetrin. Kësaj pyetje i është përgjigjur konkurrentja e programit derisa iu ka shtuar edhe më shumë kureshtje publikut.
“Do e them të hënën çdo gjë”, ka thënë Jasmina.
Ndryshe, pas Mevlanit dhe Ledjanës, Jasmina dhe Andi pretendohet të dalin çift nga “Përputhen”.