Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka rreth katër vite që është tërhequr nga muzika.
Megjithëse fundvitin e kaluar, ajo u rikthye në një interpretim live me motrën e saj, Adelinën, Zanfina e bëri qartë edhe një herë të ditur se nuk dëshiron më të rikthehet në muzikë.
Këtë ajo e bëri të ditur gjatë intervistë të dhënë së fundmi për Radio Kosova 1, ku në një bashkëbisedim me gazetaren Nora Fejza, theksoi se tashmë merret me krejt diçka tjetër.

Ajo tha se prej një viti tashmë ka filluar punë në një nga radiot në kryeqytet, gjersa në të njëjtën kohë po mban dy punë, duke qenë e angazhuar pasdite edhe në një biznes familjar.
Zanfina nuk ka treguar më detajisht se çfarë funksione kryen në këto dy punë paralele, por që ndjehet e lumtur me detyrat e reja që i janë përcaktuar.
E pyetur se nëse e mendon ndonjëherë rikthimin në muzikë, Ismaili u shpreh se “kurrë nuk duhet thënë kurrë”, por që në mendimin që ka për momentin, nuk mendon që t’i kthehet muzikës.
Për fund, ajo tha se vazhdon të pëlqejë muzikën e shumë prej ish-kolegëve të saj, duke dëgjuar kryesisht ata që janë më në trend.