JLo duket e lodhur nga xhirimet.
Ylli botëror, Jennifer Lopez, muajt e fundit është përkushtuar rreth projektit më të ri filmik.
Ajo prej javësh ka udhëtuar në Republikën Dominikane, ku edhe po punon për xhirimet e këtij filmi.
Së fundi, Jennifer publikoi disa fotografi, ku shfaqet e ulur në këndin e saj të preferuar, teksa po pushonte nga xhirimet.
Ajo ishte veshur në një fustan elegant, të gjatë, i cili ishte i përlyer ashtu sikurse trupi i saj, ndërsa e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.
JLo po shijonte pamjen mahnitëse të vendit ku po relaksohej, ndërsa dukej e stërlodhur nga puna.